Design

Del në ankand skulptura më e shtrenjtë në botë për të ndihmuar Ukrainën!

Skulptura e Jeff Koons që vlerësohet të jetë deri në 10 milionë paund, do të dalë në shitje për të mbledhur fonde për ndihmë humanitare ndaj Ukrainës. Biznesmeni Victor Pinchuk, së bashku me gruan e tij Olena, po nxjerrin në ankand në Christie’s skulpturën e rëndësishme të Koons “Balloon Monkey (Magenta)”. Të ardhurat nga shitja do të përdoren për të ndihmuar ushtarët dhe civilët e plagosur nga lufta, të cilët kërkojnë urgjentisht proteza, trajtim mjekësor dhe rehabilitim.

Skulptura do të dalë në një shitje kushtuar veprave të bëra në shekujt 20 dhe 21. Skulpturat e Koons janë ndër disa nga më të shtrenjtat që janë shitur ndonjëherë në ankand. “Rabbit” (1986) u shit për 91 milionë dollarë në Christie’s New York në 2019. “Balloon DOg” (1994-2000) u shit për 58.4 milionë dollarë gjashtë vjet më parë. Në një deklaratë, Koons tha se ishte një privilegj që vepra e tij të dilte në ankand për kauzën humanitare.

Koons përshkroi një lidhje personale me Pinçukët dhe Ukrainën.

Përmes miqësisë sime me Victor dhe Olena Pinchuk, jeta ime është pasuruar nga njerëzit dhe kultura e Ukrainës. Unë kam pasur mundësinë të vizitoj Ukrainën dhe kam ndjerë gjithmonë komunitetin, miqësinë dhe historinë.