Aktualitet Bota Lajmet e fundit Tech

Del në treg Iphone 13 i quajtur ndryshe “Total gold”, i larë në ar 18 karatësh dhe me vlerë marramendëse!

Lançohet  modeli më i ri i iPhone 13, i quajtur “Total gold”. Telefoni i ri i Apple është i larë në ar 18 karatësh dhe kushton mbi 48 mijë dollarë. Modeli vjen në sasi të limituar prej vetëm 99 telefonash, të krijuar mjeshtërisht nga dizenjuesit e kompanisë së aksesorëve luksoze Caviar.

iPhone 13 Pro Max Total Gold, është punuar me stil barok artistik.

Caviar e përshkruan veten si një brand internacional për dizenjimin e telefonave dhe aksesoreve të punuara me dorë nga materiale luksoze.

Apple mbajti në 14 shtator evenimetin e shumëpritur të prezantimit të produkteve të reja të saj, ku me shumë endje pritej iPhone 13!

Iphone 13 ka vetëm dy kamera ndërsa Iphone 13 Pro dhe Pro Max 3 të tilla! Gjithashtu bateria e Iphone 13 do të zgjasë 2.5 orë më shumë ajo e Iphone 12. Ndërsa sa i përket dizajnit është pothuaj i njëjtë me versionin e vitit të kaluar!

Ndërkaq Apple prezantoi edhe iPad-in e ri me çipin A13!