Bota Celebrities

Dëmeve nga moti i keq në Itali nuk iu shpëton as vila e George Clooney-t!

Pasojat e motit të keq me stuhi në Itali po i vuan edhe ylli hollivudian George Clooney. Vila e tij në Laglio, komunë italiane me 930 banorë në Lago di Como u bllokua në portën hyrëse nga balta e pemë të rrëzuara që arritën deri në ballkonin e katit të parë të rezidencës e cila daton nga shekulli i 18-të.

Villa L’Oleandra u ble rreth 20 vjet më parë nga aktori i njohur që po kalon pushimet verore me bashkëshorten Amal e dy fëmijët binjakë Alexander dhe Ella.
George është shumë i lidhur me zonën e menjëherë përveshi mëngët për të ndihmuar komunitetin. Në krah të banorëve e të autoriteteve lokale, ai u angazhua në operacionet e pastrimit. Gjithashtu takoi tregtarë në pikat më të goditura nga moti i keq.

Eshtë më keq nga sa mendoja. Situata në Cernobbio është tepër rëndë e në Laglio, akoma dhe më keq. Duhen vite e miliona dollarë për rimëkëmbjen.

Në fund, një mesazh shprese:

Ky qytet gjithnjë ka qenë i fortë e do të vazhdojë të jetë!