Botë e Çuditshme Design

Dikur burgje sot hotele…

Ndërtesa të shumta, me kalimin e kohës, janë shndërruar në objekte me një lloj tjetër përdorimi. E njëjta gjë ka ndodhur me hotelet dhe bujtinat rurale. Disa, ishin edhe burgje në të kaluarën. Njihuni me disa prej tyre:

Hotel Parador de San Marcos

I inauguruar në shekullin e XII për të strehuar pelegrinët në Camino de Santiago, pesë shekuj më vonë shërbeu si burg. Gjithashtu përmbushi funksionet e një qendre burgu gjatë regjimit të Frankos. Në atë kohë, burgu strehonte deri në 15 mijë njerëz.

Hotel Het Arresthuis

I vendosur në komunën e Roermond (Holandë), ishte një burg midis viteve 1863 dhe 2007. Një pjesë e dhomave ende ruajnë disa nga detajet më domethënëse të kohës. Klientët mund të zgjedhin një dhomë të bazuar në lloje të ndryshme qelish.

Hotel Courthouse

Dikur ishte një burg dhe gjithashtu ishte selia e një gjykate. Ndër personazhet më të shquar në këtë burg kanë vuajtur dënimin Mick Jagger, kur u arrestua në vitin 1970 me akuzën e zotërimit të kanabisit. Po ashtu, edhe shkrimtari Oscar Wilde.

Hotel Wilmina

Ky hotel, në Berlin të Gjermanisë, ka qenë burg për gratë.

Hotel The Liberty

Një hotel luksoz i vendosur në lagjen Beacon Hill, në qendër të Bostonit, SHBA. Në mesin e shekullit XIX, kur u ndërtua, ndërtesa u përdor si burg. Një burg që funksionoi deri në vitin 1990. Tani, hoteli ka pothuajse 300 dhoma dhe ofron 30 minuta guidë për të mësuar mbi historinë e tij.