Celebrities Gossip Music

Dikur kanë qenë rivale të njëra-tjetrës ndërsa tani Nicki Minaj dhe Demi Lovato kanë harruar gjithçka!

Nicki Minaj dëshmoi se ishte reklama e saj më e mirë teksa e mbylli këngën më të re me një foto të mrekullueshme në llogarinë e saj në rrjetin social Instagram të dielën. Reperja, 39 vjeçe ishte e veshur me të brendshme teksa shfaqte format e saj trupore me një veshje të tejdukshme me dantella, ndërsa kishte aksesorë të pafundëm që i kishte kombinuar me veshjen.

Nicki veshi një pelerinë voluminoze prej tyli rozë, e cila dilte pas saj në fotot e mrekullueshme. Ajo e shtoi magjepsjen me një palë çizme stiletto me taka deri tek gjuri dhe syze dielli të mëdha.

Kënga e saj vjen pasi Nicki e bëri të qartë se grindja e saj e gjatë me Demi Lovaton nuk luan një rol në këngën e re. Nicki shkroi në Twitter ndërsa ajo iu drejtua fansave që besonin se a kishte më probleme mes tyre?  Pasi regimit ndaj seksualitetit të këngëtares së “Sorry Not Sorry”.

Demi doli si panseksuale vitin e kaluar, kështu që disa fansa në Twitter menduan se linja ‘pan-demi’ mund të ketë qenë një referencë për këtë. Nicki postoi një mesazh duke mohuar lidhjen menjëherë pasi filluan thashethemet.

Grindja mes Demit dhe Nickit është ndezur publikisht për disa vite pasi ata morën pjesë në Met Gala me stilistin Jeremy Scott në vitin 2016. Një ditë pas gala-s së mbushur me yje, dyshja shpërthyen ndaj njëra-tjetrës në llogaritë e tyre përkatëse në mediat sociale.

Dy vjet më vonë, Demi u shpreh se u detyrua të merrte pjesë në ngjarje me dikë që nuk ishte aspak miqësor. Singel-i i ri i Nickit doli të premten. Ajo gjithashtu është duke punuar për një album të ri i cili pritet të dalë në fund të këtij viti.

Demi, nga ana tjetër, ndoshta nuk do të punojë për një album të ri për një kohë që kur ata publikuan një të tillë prillin e kaluar, të titulluar “Dancing with the Devil… the Art of Starting Over”.