Celebrities Gossip Showbiz

Dikush “është kundër” fejesës së Kourtney Kardashian me Travis Barker, ai është larg ‘burrit të ëndrrave të saj’!

Dadoja e fëmijërisë e Kourtney Kardashian është shprehur se u befasua kur mësoi lajmin e fejesës së saj me Travis. Kujtojmë se artisti ia bëri propozimin Kourtney gjatë fundjavës, pas më pak se një viti daljesh të çiftit.

Kourtney Kardashian shows off her huge diamond engagement ring

Muzikanti 45-vjeçar u ul në gjunjë gjatë një propozimi romantik në një plazh në Montecito të Kalifornisë. Qindra trëndafila të kuq ishin të vendosur në formë zemre bashkë me disa qirinj në perëndim të diellit gjatë çastit të veçantë.

Ky propozim kujtojmë se do të shfaqet më vonë në serialin e ri të motrave Kardashian-Jenner “Hulu”. Ylli televiziv konfirmoi fejesën me anë të rrjeteve të saj sociale duke ndarë fotografi të propozimit buzë detit.

Travis' romantic beachside proposal with roses and candles

Ndërkohë, së fundmi dadoja e fëmijërisë së Kourtney u shpreh se Travis nuk është burri i ëndrravë të saj, dhe ajo nuk mendon se ata do të përfundojnë me njëri-tjetrin. Pam Behan u shpreh për mediat e huaja se Kourtney, të paktën në peirudhën që ajo e njihte, pëlqente djemtë e bukur, dhe jo ata me stil më ndryshe dhe më rebelë.

Më surprizon disi fakti që Kourtney po përfshihet me dikë si Travis. Ndoshta kjo ka ndodhur për shkak të personalitetit të tij, apo mënyrës si e trajton Kourtney. Çfarëdo qoftë, ajo duket e lumtur dhe kjo është e vetmja gjë që ka rëndësi.