Botë e Çuditshme Love & Sex

Dilema më e madhe, pse shoqërueset e nuseve veshin të njëjtat fustane? Zbuloni përgjigjen…

Nëse keni qenë shoqëruese e nuses më parë e dini shumë mirë ritualin që duhet të vishni të gjitha të njëjtin fustan pavarësisht formës së trupit, ngjyrës së lëkurës, flokëve apo shijes personale. Por të jesh shoqëruese e nuses nuk ka të bëjë me shijen tënde personale, ajo është një traditë martese që egziston për aq kohë sa ne mund të kujtojmë.

Por, a e keni menduar ndonjëherë pse ekziston kjo traditë?

Me sa duket të kesh shoqëruese nusesh të veshura me fustane të njëjta ose të ngjashme daton që para shumë vitesh si zakon. Dhe, ndërsa disa nuse moderne mund të zgjedhin të evitojnë traditën, ajo ka një të kaluar mjaft interesante. Arsyeja e vërtetë e binjakëzimit të fustaneve daton që nga kohërat antike romake, kur shoqërueset e nuses jo vetëm që kishin të njëjtat fustane si njëra-tjetra, por edhe si nusja.

Në thelb, dasmat në ato kohë ka të ngjarë të mbusheshin me shpirtrat e këqij dhe ish-at e nuses dhe ky ishte një problem i vërtetë për çiftin që lidhte kurorë. Qëllimi i shoqërueseve të nuses ishte të ngatërronin shpirtrat dhe ish-at duke u dukur njësoj, deri sa nusja dhe dhëndri të martoheshin në qetësi.

Sot në rrjetet sociale dita ditës shohim me qindra propozime të ndryshme për martesë të cilat shpesh bëhen virale, megjithatë nuk kemi parë kurrë një propozim me 5 unaza.

Rikujtojmë, se Konkursi Ndërkombëtar, i cili u mbajt nga fotografi De Bodas, mblodhi së bashku fotografë profesionistë të dasmave të cilët përshkruanin gamën e gjerë të emocioneve që sjell kjo ditë e rëndësishme.

Nëse nuk e dini, në vitin 1960, rreth 10% e të rriturve nuk ishin martuar kurrë. Në vitin 2012, ky numër u rrit në 20%. Akoma, edhe sot, beqarët shpesh shihen si dështim ose çudira antisociale. Por të qenit vetëm shpesh është një zgjedhje dhe një akt kujdesi për veten e tyre.