Celebrities Gossip Showbiz

Disa e kritikojnë dhe disa e mbrojnë/ Shakira shtyn një grua teksa takonte fansat e saj!

Gjatë gjithë karrierës së saj Shakira ka qenë një artiste e cila ka qenë e afërt me fansat e saj. Megjithatë, kjo është vënë në dyshim pasi u rishfaq një video, e cila tregon se këngëtarja shtynte një grua. Në klipin, për të cilin nuk dihet as origjina dhe as konteksti, shihen disa persona në pritje të kolumbianes.

Disa policë rrethojnë zonën për të siguruar që gjërat të mbeten të sigurta, por një zonjë arrin të afrohet shumë me këngëtaren dhe e regjistron atë me celular. Ky është momenti kur Shakira duket se e largon, duke e kapur për krahu, para se t’u afrohet disa fansave të tjerë duke buzëqeshur.

@miriamlasalvaje Que piensas ustedes la empuja o no? #shakira #asino #nosevale #video #viral #viralvideo #viraltiktok ♬ Shakira: Bzrp Music Sessions, Vol. 53 – Bizarrap & Shakira

Videoja e diskutueshme që qarkullon në TikTok është bërë virale dhe ka gjeneruar opinione dhe mendime nga përdoruesit e ndryshëm të rrjeteve sociale. Disa njerëz e kanë cilësuar Shakirën të vrazhdë dhe jo miqësore për sjelljen e saj.

“Unë e dua Shakirën por ishte shumë gabim nga ana e saj që e bëri këtë”, ka shkruar një përdorues.

Ndërsa disa nuk ishin të kënaqur me sjelljen e Shakirës, të tjerët i dolën në mbrojtje. Disa nga komentet në video ishin:

*Ne ende e duam Shakirën, ndonjëherë gjërat nuk janë ashtu siç duken.

*Hahaha mos krijoni dramë kjo nuk është asgjë”, ka postuar një tjetër.

Disa besojnë se gruaja ishte fajtore që u afrua shumë me këngëtaren, sipas El Tiempo.

Rikujtojmë gjithashtu se së fundmi ylli kolumbian Shakira është hasur më një situatë të sikletshmë pasi një fans është afruar dhe truproja e ka kapur me forcë. Sipas raporteve të marra nga emisioni i Amerikës Latine “Siéntese quien pueda”, një incidenti ka ndodhur në një hotel në Miami gjatë “Javës së Muzikës Latine”.