Gossip Showbiz

Disa fakte të “errëta” dalin në pah për DJ Diplo-n…

DJ Diplo është paditur së fundmi nga një grua e cila nuk e ka zbuluar identitetin e saj. Ajo pretendon se artisti e ka sulmuar seksualisht në vitin 2019. Sipas dokumenteve të gjykatës, Diplo e ftoi gruan në një festë në një nga koncertet e tij në Las Vegas në 2019, duke shtuar se ajo ishte tashmë e dehur pas shfaqjes.

Në dokumentet ligjore, gruaja shprehej se Diplo e ftoi atë në dhomën e tij personale kur ai madje u imponoi të ftuarve të konsumonin drogë dhe alkool. Gruaja pretendoi në gjykatë se ekipi i sigurisë së DJ i detyroi të gjithë të tjerët të largoheshin. Diplo, pastaj dyshohet se i tha gruas që nuk mund të largohej derisa ajo të kryente marrëdhënie seksuale më të. Diplo më pas filmoi takimin pa pëlqimin e gruas.

Së fundmi, avokati i Diplo-s, Bryan Freedman ka mohuar akuzat kundër DJ, duke pretenduar se ka një lidhje midis kësaj gruaje dhe një gruaje tjetër që ngriti një padi kundër Diplo-s muajin e kaluar. Avokati për DJ, emri i vërtetë i të cilit është Thomas Wesley Pentz tha për “TMZ” në një deklaratë se asnjë grua nuk po tregon të vërtetën.

Avokati shtoi se:

Kjo ankesë është e pavërtetë, e parashikueshme. Ne kemi prova të pakundërshtueshme se ky është një trillim dhe ne do të sigurojmë t’i japim fund njëherë e mirë kësaj shpifje.