Gossip Showbiz

Avokati i Justin Baldonit akuzon Blake Lively për manipulim të sistemit ligjor? Pse?

Avokati i Justin Baldoni, Bryan Freedman, ka akuzuar Blake Lively për manipulim të sistemit ligjor, pas kërkesës së saj për të rrëzuar kundërpadinë e Baldonit – një padi prej 400 milionë dollarësh për shpifje dhe zhvatje, që përfshin edhe bashkëshortin e saj, Ryan Reynolds, dhe publicisten Leslie Sloane.

Në dhjetor, Lively akuzoi Baldonin për ngacmim seksual, ndërsa ekipi i saj ligjor argumenton se kundërpadia është një hakmarrje dhe shkel ligjin e Kalifornisë që mbron viktimat e ngacmimit.

Nga ana tjetër, Baldoni e akuzon çiftin Lively-Reynolds për përdorimin e ndikimit të tyre në prodhimin e filmit “It Ends with Us”.

Aktualisht, gjykata po shqyrton kërkesën e Lively për të mbajtur disa prova konfidenciale, ndërkohë që Baldoni kërkon që ato të bëhen publike.

Ndërkohë, të dyja palët kanë raportuar se kanë marrë kërcënime dhe abuzime në internet gjatë këtij konflikti ligjor.