Health & Beauty Lifestyle

Disa këshilla për këmbët e fryra dhe trupi juaj do t’ju falenderojë!

Shumë gra vuajnë nga ënjtja në këmbë. Kjo ënjtje mund të shfaqet veçanërisht pasi keni kaluar periudha të gjata kohore në këmbë ose ulur. Por herë pas here mund të jetë gjithashtu një ‘flamur i kuq’ për qarkullim të dobët të gjakut ose probleme të tjera shëndetësore.

Nëse kjo gjendje është e përsëritur, sigurohuni që të bëni një takim me mjekun tuaj. “Bright Side” sjell disa këshilla që mund t’i zbatoni menjëherë:

1. Koha për të dalë dhe për të filluar lëvizjen

Sipas ekspertëve, duhet të bëjmë të paktën 30 minuta stërvitje çdo ditë. Kjo jo vetëm që do të na mbajë në formë, por gjithashtu mund të përmirësojë rrjedhën tonë të gjakut. Aktivitete të tilla si vrapimi ose ecja mund të ndihmojnë në rritjen e qarkullimit të gjakut.

2. Pini çaj ose lëng

1. Pini çaj të zi ose jeshil: Kjo pije popullore bën shumë më tepër sesa t’ju mbajë ngrohtë gjatë mëngjeseve të ftohta të vjeshtës. Ai përmban antioksidantë që mund të ndihmojnë në përmirësimin e qarkullimit të gjakut. Pra, pini një filxhan para se të shkoni për vrap në mëngjes. Trupi juaj patjetër do të jetë mirënjohës!

2. Lëngu i panxharit: Kombinimi i vitaminave, mineraleve dhe antioksidantëve në këtë pije e bën atë pijen e duhur për të nisur ditën tuaj. Pirja e tij rregullisht mund të ndihmojë në uljen e presionit të gjakut dhe rrjedhimisht çdo efekt anësor që lidhet me këtë gjendje.

3. Lëngu i shegës: Duke qenë i pasur me antioksidantë, ky frut rrit qarkullimin e gjakut. Ai është gjithashtu i ngarkuar me vitaminë C e cila ndihmon sistemin tonë të qarkullimit të gjakut duke forcuar enët e gjakut.

3. Bëni një masazh

Gjeni pak kohë gjatë ditës tuaj të ngarkuar për të përkëdhelur veten me një masazh. Mund ta bëni vetë ose të kërkoni një specialist masazhi. Përveç ndjenjës së relaksimit, do të stimulojë qarkullimin e gjakut dhe lëngun limfatik që të qarkullojë më lehtë nëpër trupin tuaj.

4. Shtoni ushqime të shëndetshme në dietën tuaj

Ushqimet e shëndetshme ofrojnë një nivel të lartë të lëndëve ushqyese. Edhe pse nuk ju mbrojnë nga sëmundjet kronike, ato janë shumë të dobishme për shkak se janë të pasura me antioksidantë, fibra dhe acide yndyrore. Peshqit yndyrorë si salmoni dhe skumbri janë burime të shkëlqyera të acideve yndyrore omega-3. Këto yndyrna ndihmojnë qarkullimin tonë sepse nxisin lirimin e oksidit nitrik. Kjo molekulë zgjeron enët e gjakut, rrit furnizimin me gjak dhe për pasojë ul presionin e gjakut.

Për ju që jeni vegjetarianë, mund ta merrni këtë komponent përmes panxharit. Ato janë të larta në nitrate, të cilat trupi juaj i konverton në oksid nitrik. Superushqime të tjera që mund të përfshini në dietën tuaj për të rritur qarkullimin tuaj janë:

1. Zarzavate me gjethe
2. Qepë
3. Hudhra
4. Arra
5. Manaferrat

5. Investoni në këpucë të mira

Një nga arsyet e ënjtjes në këmbë, mund të jetë një zgjedhje e dobët e këpucëve. Sado elegante të jenë, këpucët me taka të larta apo me majë nuk po i bëjnë asnjë favor trupit tuaj. Për më tepër, duhet të keni kujdes për madhësinë. Këpucët mund të sjellin një sërë problemesh. Por mos u shqetësoni, kjo nuk do të thotë që ju duhet të hiqni qafe ato. Sigurohuni që të mos i vishni ato për një kohë të gjatë dhe përpiquni të kërkoni alternativa të tjera, si për shembull atlete, të cilat ofrojnë mbështetje dhe ekuilibër më të mirë.

 

Një person që ka një mënyrë jetese relativisht aktive bën 7.5 mijë hapa çdo ditë. Kjo do të thotë që gjatë jetës së tij, një person bën hapa të mjaftueshëm për të ecur rreth Tokës 5 herë. Por, të gjithë duhet t’i kushtojmë më shumë vëmendje shëndetit të këmbëve tona. “Bright Side” sjell në këtë link rekomandimet e mjekëve dhe ekspertëve, të cilët do t’ju ndihmojnë të kujdeseni mirë për këmbët pa shpenzuar shumë para.