Food & Drink Health & Beauty Lifestyle

Disa këshilla se si të ruani vetëkontrollin dhe të mos e teproni me ushqimin!

Të gjithëve na ka ndodhur që ndonjëherë të hamë më shumë seç duhet dhe e ekzagjërojmë. Më pas ndihemi në siklet kur hedhim sytë dhe kuptojmë se kemi shtuar në peshë. Megjithatë, kemi një lajm të mirë për të gjithë ju. Ka disa mënyra që të kontrolloni veten dhe të mos e teproni me ushqimin.

Kuptoni arsyet që ju shtyjnë ta keni mendjen te ushqimi

Bëni zakon që të mbani shënim çdo gjë që hani gjatë ditës. Ushqimet që zgjidhni, sasinë, orën ku dëshironi një ëmbëlsirë apo sallatë. Kjo gjë ju ndihmon të analizoni veprimet dhe të zbuloni domethënien. Përpiquni të kuptoni se pse keni tundimin të hani një sasi ushqimi që nuk ishte e nevojshme për organizmin tuaj. Mbajtja shënim e rutinës së ushqyerjes ju ndihmon të frenoni mbingrënien.

Kërkoni një zgjidhje alternative

Pasi të ketë kaluar disa kohë, nëpërmjet ditarit ushqimor, me oraret e sasitë e gjërave që keni ngrënë do ta keni të lehtë të kuptoni shkaqet e nevojës për të ngrënë vazhdimisht. Mos jini të ashpër me veten, thjesht shmangni të njëjtën sjellje sërish. Por si ta bëni këtë? Mendoni një strategji se si të mos vraponi drejt ushqimit në momente kritike. Kërkoni dhe gjeni një zgjidhje alternative. Për shembull, pikërisht në momentin kritik të urisë, angazhojeni veten me një punë që duhet bërë.

Dëgjojini emocionet tuaja

Mungesa e vetëkontrollit është një sinjal i trupit që bën fjalë për një boshllëk që duhet mbushur. Pra, keni nevojë për ushqim. Por para se t’i përgjigjeni nevojës, spostoni vëmendjen drejt dëshirave tuaja të tjera. Me çfarë emocioni mund ta zëvendësoni? Në fillim nuk do të jetë e lehtë për të identifikuar nevojat reale, por menjëherë sapo ta zhvendosur vëmendjen diku tjetër, do të arrini rezultatet e dëshiruara.