Bota

Donald Trump rikthehet në internet… si blogger!

Pasi llogaria e tij vijon të jetë e pezulluar në Instagram, Facebook apo Twitter, ish Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump ka hapur një blog personal për të komunikuar me njerëzit.

Blogu titullohet “Nga Tavolina e Donald J. Trump”.

Në këtë faqe Trump pritet të postojë komentet dhe mendimet e tij për çështje të ndryshme.

Blogu i ri iu mundëson mbështetësve të Trumpit të ripostojnë dhe shpërndajnë mesazhet e tij në rrjetet sociale.

Vendimet kundër Trump erdhën për shkak të komenteve të tij publike, që sipas rrjeteve sociale, kanë nxitur dhunë.

Trump ka shprehur dëshirën për të kandiduar sërish për president në zgjedhjet e vitit 2024!

https://www.donaldjtrump.com/desk