Celebrities Gossip Showbiz

Donald Veshaj na zbulon pjesë të hequra nga filmi “5 Herë JO”!

Bora Zemani dhe Donald Veshaj kanë realizuar filmin e tyre të parë “5 Herë Jo”, të cilin njerëzit e kanë përqafuar menjëherë. Ky projekt i ri filmik pati premierën absolute më 12 Dhjetor në Cineplexx TEG dhe tashmë është në çdo kinema. Kurioziteti i njerëzve ka qenë i madh dhe janë drejtuar drejt kinemasë për të ndjekur këtë film të ri. Së fundmi, është bërë me dije se “5 Herë Jo” ka thyer rekordet në fundjavën e parë të transmetimit në Cineplexx me mbi 12000 bileta të shitura.

Vetëm pak më parë Donaldi ka postuar disa pamje nga skena të xhiruara për filmin “5 Herë JO”, por janë pjesë që janë hequr dhe nuk janë vendosur në film. Nga pamjet shohim Borën dhe Donaldin duke kërcyer, të shtrirë në tokë duke fjetur dhe një skenë ku duket një grua fallxhore.

Filmi më i komentuar ditët e fundit vjen tashmë në kinema. Duke filluar nga 13 Dhjetori, “5 Herë Jo” mund ta ndiqni në çdo kinema. Mos e humbisni rastin për të ndjekur një komedi romantike, që pritet të krijojë shumë pëlqyeshmëri tek publiku. Për bileta vizitoni films.top-channel.tv