“Dorëzohet” Instagram! Anulohet projekti më i fundit në lidhje me fëmijët!

Pas kritikave të forta nga përdoruesit dhe ligjvënësit, “Facebook” ka njoftuar se po ndalon projektin e tij “Instagram Kids”. Më herët, shefi i “Instagram”, Adam Moseri është shprehur se aplikacioni është për fëmijët e moshës nga 10 deri në 12-vjeç.

Ndërsa ne besojmë se krijimi i ‘Instagram Kids’ është gjëja e duhur për t’u bërë, Instagram dhe kompania e tij mëmë Facebook do të rivlerësojnë projektin në një datë të mëvonshme. Ndërkohë, Instagram do të vazhdojë të përqendrohet në sigurinë e adoleshentëve dhe zgjerimin e funksioneve të mbikëqyrjes prindërore për adoleshentët.

Mbyllja e këtij projekti erdhi si rezultat i një studimi të fundit të botuar në “Wall Streat Journal” ku u arrit në konkluzionin se “Instagram” po krijon mënyra të reja për të dekurajuar përdoruesit që të fokusohen në pamjen fizike.

Studiuesit thanë se veçanërisht Instagram-i ndikon negativisht tek adoleshentët kur bëhet fjalë për “krahasimin social” kur përdoruesit e këtij rrjeti përqendrohen në aspekte si pasuria, pamja ose suksesi.

Ne jemi optimistë se këto shtytje do t’i ndihmojnë njerëzit të drejtohen drejt përmbajtjes që i frymëzon dhe i lartëson ata dhe në një masë më të madhe, do të zhvendosë pjesën e kulturës së Instagram që fokusohet në atë se si duken njerëzit.

Rikujtojmë, se kreu i kompanisë Instagram, Adam Mosseri, i cili ka shërbyer edhe si ekzekutiv në Facebook së fundmi është përballur më një “lum” kritikash pasi krahasoi vlerën e rrjeteve sociale në shoqëri më atë të makinave.

Ne e dimë se më shumë njerëz vdesin për shkak të aksidenteve me makinë, por në përgjithësi, makinat krijojnë më shumë vlerë në botë sesa shkatërrojnë. Dhe unë mendoj se mediat sociale janë të ngjashme.

Ndërkaq, ne ju njohim me statistikat e rubrikës suaj të preferuar, që ju mëson me ndryshimet më të fundit në llogaritë e personazheve në Instagram, “Social Top 5”. Si çdo javë personazhet renditen nga vendi i pestë në atë të parë, pra nga personazhi më pak i ndjekur tek ai me më shumë ndjekës të shtuar. Kjo ndodh me VIP-at shqiptarë por dhe ata të huaj.