Celebrities Gossip Showbiz

“Drejtësia do ta nxjerrë në pah pastërtinë time”, reagon Gjiko pas akuzave!

Gjiko është nga reperët më të njohur të showbiz-it tonë dhe mund të themi shumë i pëlqyer nga publiku. Mirëpo, gjatë këtyre ditëve në media po qarkullon një vendim gjykate që duket se e përfshin reperin në një akuzë më shumë se të rëndë.

Bëhet fjalë për mashtrim të një të miture duke e gënjyer se do ta bënte këngëtare dhe pjesë të spoteve të tij dhe kundrejt kësaj ai ka abuzuar seksualisht me të miturën dhe madje duke e droguar me substanca narkotike.

E teksa gjatë gjithë këtyre ditëve është pritur një reagim nga Gjiko, më në fund erdhi. Teksa padyshim është detyrë e çdo artisti të sqarojë publikun që e mbështet dhe e ndjek, reperi ka vendosur vetëm pak minuta më parë të reagojë me anë të një Instastory duke treguar anën e tij të së vërtetës.

Së fundmi, i pranishëm në një intervistë, Gjiko na ka zbuluar disa data shumë të rëndësishme për të, ku njëra prej tyre ishte gusht 2017, për të cilën ai ka treguar se ka patur një aksident shumë të rëndë ku mund të kishte humbur jetën.

Në këtë aksident me makinë, ai kishte qenë së bashku me stafin e tij rrugës për në Shëngjin dhe automjeti në të cilin ai ndodhej po lëvizte me 258 kilometra në orë teksa ata po bënin dhe video.