Auto & Moto Celebrities Gossip Showbiz

Dua Lipa në telashe, policia i bllokon makinën super luksoze!

Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa është kthyer në Londër pas turneut të saj ‘Future Nostalgia’, mirëpo është përballur me një problem. Mediat e huaja raportojnë se policia britanike ka bllokuar makinën luksozë të saj, Jaguar F-Type që kushton 55,000 paund.

Nuk dihet se pse makina është bllokuar por nga fotot që kanë publikuar mediat vendase, shihet makina e yllit me famë botërore që ka një “Wheel clamp” te pjesa e rrotave. Një nga arsyet më të zakonshme për bllokimin ose konfiskimin e një makine është mungesa e sigurimit.

Siç raporton ‘Daily Mail’, automjetet duhet të kenë sigurim të vlefshëm me ligj dhe është e lehtë për policinë të dallojë automjetet e pasiguruara duke përdorur bazën e të dhënave të tyre. Një tjetër arsye mund të jetë gjithashtu dhe parkimi i gabuar. Megjithatë, ende nuk ka një reagim nga këngëtarja.

Ndërkaq, rikujtojmë se Festivali Sunny Hill nuk do të organizohet në Prishtinë. Ky organizim është zhvendosur në Tiranë. Babi i Dua-s, Dukagjin Lipa tha se arsyeja e mosmbajtjes së festivalit në Prishtinë është “për shkak të vonesave të shumta të shkaktuara nga mungesa e përgjigjes dhe vendimit përfundimtar për dhënien në shfrytëzim të hapësirës për festivalin”.

Edicioni i tretë i festivalet ishte planifikuar të mbahej në Prishtinë nga 4 deri më 7 gusht 2022. Por, tashmë në këto data i njëjti është zhvendosur në kryeqytetin shqiptar. Ndërkaq, diva e muzikës pop, për turin e saj “Future Nostalgia” ka qenë e shoqëruar nga drejtori i markës së Valentinto, Yigit Turhan.

‘Daily Mail’ ka hedhur dyshimet se dyshja mund të jenë më shumë se thjesht miq dhe i ka fotografuar ata bashkë në Portofino. Kujtojmë që 26-vjeçarja vetëm pak kohë më parë u nda nga i dashuri i saj Anwar Hadid dhe së fundmi bukuroshja dha një intervistë ku dhe foli rreth ndarjes nga modeli. Dua theksoi se tani është e përqendruar tek vetja.