Health & Beauty Lifestyle Tech

Duhet t’i provoni, 10 parfumet më të famshme në TikTok!

Dëshironi të zbuloni aroma të reja? Jepuni 10 parfumeve të famshme në TikTok një shans për t’i provuar! Dikur moda lindte në rrugë, sot ‘lind’ në rrjetet sociale. Kjo është arsyeja pse, nëse jeni adhurues i parfumeve, me siguri e keni humbur mendjen, ashtu si ne, për hashtag-un #parfumeTok në TikTok, që tregon më të mirat e më të mirëve të parfumerisë në internet.

Videot e shpejta dhe shpesh të xhiruara në ritmin e muzikës na tërheqin vëmendjen duke na shfaqur parfume të të gjitha llojeve që në një kohë të shkurtër bëhen objekte të vërteta dëshire. Ndër të domosdoshmet që shihen në TikTok padyshim që spikasin parfumet e shtrenjta, ato unisex dhe ato me dizajn minimal me kosto të ulët. Njihuni ndërkaq me 10 parfumet më të famshme në TikTok:

1.Yves Saint Lauret Libre

I fortë, i guximshëm dhe rebel, Libre është padyshim një nga parfumet më të shikuara dhe më të pëlqyera në TikTok.

2.Tom Ford Lost Cherry

Ndër aromat më të pëlqyera në TikTok, Lost Cherry është eleganca e pastër në stilin e Tom Ford. Unik dhe i paimitueshëm. Provojeni që ta besoni!

3.Parfums de Marly Paris Delina

Nëse Marie Antoinette do të mund të zgjidhte një parfum sot, sigurisht që do të ishte Delina. Ylli i mediave sociale i parë nga mijëra TikTok-ërsa. Është e pamundur t’i rezistosh.

4.Maison Francis Kurkdjian Baccarat Rouge 540

Një krijim i jashtëzakonshëm artistik i parfumerisë, i domosdoshëm në rrjetet sociale dhe në jetën reale, kopjohet vazhdimisht, por asgjë nuk mund të krahasohet me të. Është ndër parfumet më të famshëm në TikTok.

5.Maison Margiela Replica Bubble Bath

Paketa minimale e bën atë menjëherë të dallueshëm dhe të përsosur për krijimin e videove të suksesshme sociale. Bubble Bath është pjesë e një linje, Replica, e cila riprodhon momente të veçanta të jetës reale. Me këtë krijim, maison parisian ofron një moment relaksi në një vaskë plot me shkumë të butë dhe të ëmbël.

6.Kayali Vanilla 28

Një parfum i rafinuar që nuk mund të mungojë për dashamirësit e aromave të ëmbla.

7.Pink Sugar Eau de Toilette

I lançuar në vitin 2003, ky parfum është i domosdoshëm. Pjesë e linjës Aquolina, sot është një markë e pavarur dhe i çmend TikToker-sat, veçanërisht amerikanët. Duhet ta provoni të paktën një herë në jetë.

8.Glossier You

Ky parfum është një ikonë sociale, që ju lejon të krijoni një efekt të personalizuar sipas PH-së së lëkurës, duke i dhënë jetë një arome unike dhe sensuale lëkurës.

9.Sol De Janeiro Brazilian Crush

I njohur në internet si “Brazilian Crush” dhe “Cheirosa ’62”, ky spraj trupi i famshëm në TikTok është i domosdoshëm për stinën e verës dhe do t’ju befasojë.

10.Ariana Grande ClouZ

Krem pana, kokosi dhe livando karakterizojnë këtë aromë të re super të njohur në TikTok. Sekreti i suksesit është versioni ekonomik i Baccarat Rouge 540 të famshëm.