Celebrities Gossip Showbiz

Dukeshin kaq të dashuruar, merr fund gjithçka mes Machine Gun Kelly dhe Megan Fox?!

Machine Gun Kelly dhe Megan Fox kanë ndezur thashethemet se ata janë ndarë pasi ai u shfaq në “American Music Awards pa të”. Muzikantit, emri i vërtetë i të cilit është Colson Baker, në vend të saj iu bashkua vajza e tij 13-vjeçare Casie Colson Baker në këtë ngjarje.

Ai ndau foto në Instagram të tyre duke pozuar së bashku, por Megan, ende nuk e ka pëlqyer postimin dhe ajo nuk po e ndjek as në platformën e mediave sociale, pavarësisht se ai e ndjek atë. MGK, veshi një bluzë të zezë me mëngë të gjata, të stolisur me perla.

Ai e ka përfunduar look-un e tij me qëndisje vertikale argjendi, me pantallona të zeza të gjera dhe këpucë të zeza. Artisti kishte një gjerdan të zi me jakë me thumba, vathë dhe mbante flokët e tij bjonde përpara. Vajza e tij kishte veshur një fustan të zi dhe mbante një çantë të zezë me një zinxhir ari, ndërsa kishte flokët e saj të lëshuara.

Dyshja u takuan në xhirimet e “Midnight in the Switchgrass” në mars të vitit 2020 kur aktorja ishte e martuar me aktorin Brian Austin Green. Në shtator ata ndezën thashethemet e fejesës pasi aktorja u pa me një unazë në gisht.

Ajo dukej se mbante një unazë fejese teksa mbështeste muzikantin kur ai përgatitej për çmimet MTV Music. Që nga fillimi i romancës së saj me reperin, fansat e Megan nuk kanë nguruar të vënë në dukje diferencën e moshës mes dyshes.