Celebrities Showbiz

Dyshja mbretërore Kate Middleton dhe Princi William marrin tituj të ri!

Kate Middleton dhe Princi William po zgjerojnë sërish rolet e tyre mbretërore. Gati një vit pasi u quajtën Princesha dhe Princi i Uellsit nga Mbreti Charles III pas vdekjees së Mbretëreshës Elizabeth II, çiftit mbretëror iu dhanë tituj shtesë pas një riorganizimi të emërimeve ushtarake brenda familjes.

Kate është emëruar  “Commodore-in-Chief of the Fleet Air Arm”, “Colonel-in-Chief of the 1st Queen’s Dragoon Guards” dhe “Royal Honorary Air Commodore of Royal Air Force Coningsby”. Ndërkohë, William është emëruar “Colonel-in-Chief”, “The Mercian Regiment; Colonel-in-Chief”, “The Army Air Corps”; dhe Royal Honorary Air Commodore, RAF Valley, ku më parë kaloi tre vjet si pilot kërkimi dhe shpëtimi. Anëtarë të tjerë të familjes mbretërore që kanë marrë tituj të rinj ushtarakë përfshijnë Mbretëreshën Camilla, Princi Edward, Princesha Anne, Princi Richard, Sophie, Dukesha e Edinburgut dhe Birgitte, Dukesha e Gloucester.

Ndërkaq, rikujtojmë se Mbreti Charles dhe Mbretëresha Camilla do të nisin pushimet e tyre trejavore më 21 gusht në Balmoral, ku do t’u bashkohen Princi William, Kate Middleton dhe tre fëmijët e tyre, si dhe Princi i turpëruar Andrew dhe ish-gruaja e tij Sarah Ferguson. Marrëdhëniet mes Charles dhe Harry-t mendohet se nuk janë ende të mira pasi Duka nisi një varg sulmesh ndaj familjes mbretërore me librin e tij “Spare” dhe një mori intervistash në media për të promovuar librin. Besohet gjithashtu se kontakti midis Princit William dhe vëllait të tij është inekzistent dhe nuk duket se do të ketë një pajtim në afërsi.