Botë e Çuditshme Tech

E ardhmja në hapësirë, zbulohen detaje të reja nga programi sekret i Pentagonit!

Publikimi i më shumë se 1500 faqeve të dokumenteve ka hedhur dritë së fundmi mbi punën e një programi sekret të Pentagonit që kaloi pesë vjet duke studiuar alienët dhe të ardhmen në hapësirë. Udhëtimi në kohë dhe teknologjia kundër gravitetit mund të jenë brenda mundësive të njeriut dhe mund të na ndihmojnë të vizitojmë botë të tjera, sipas dokumenteve të publikuara nga Pentagoni.

1500 dosjet hedhin dritë mbi Programin e Avancuar të Identifikimit të Kërcënimeve të Aviacionit (AATIP), i cili ishte programi sekret i UFO- ve i Pentagonit. Publikimi i tyre erdhi pas një beteje ligjore katërvjeçare pas një kërkese për Lirinë e Informacionit nga ‘The Sun Online’. Në një nga dokumentet shqyrtohet mundësia se si teknologjia kundër gravitetit mund të përdoret për të bërë aeroplanë dhe anije kozmike.

“Të përpiqen të shpëtojnë këtë planet, jo të përpiqen të gjejnë një vend tjetër për të shkuar dhe jetuar”- këtë ka shprehur së fundmi Princ William për sipërmarrësit e mëdhenj Jeff Bezos dhe Elon Musk. Sipas princit, 2 miliarderët duhet të përqëndrohen në shpëtimin e Tokës, në vend që të angazhohen në turizmin hapësinor.

Rikujtojmë ndërkaq, se sipas një raporti të Pentagonit, një grua pretendon se mbeti shtatzënë pas një takimi me një UFO. Raporti, i titulluar “Efektet anormale akute dhe subakute në indet njerëzore dhe biologjike”, detajon ndikimin që takimet me UFO-të kanë pasur në shëndetin e njerëzve dhe liston një mori efektesh anësore të çuditshme.

Ndër listën e madhe të efekteve fiziologjike njerëzore të lidhura me UFO-t janë: paraliza, humbje e perceptuar e kohës, lëndime në sy, djegiet, amnezi, humbja e zërit, pagjumësi, marramendje, takime seksuale, renia e flokeve madje edhe vdekja.