Celebrities Showbiz

“E bëmë kurban Dagzin, tani rrini me…” Donaldi zbulon arsyen që çoi mikun e tij në nominim!

Njërit nga çiftet më të pëlqyera të krijuara brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, Einxhel dhe Dagz, u erdhi fundi rrugëtimit të tyre. Gjatë spektaklit të mbrëmjes së djeshme, si pasojë e një zinxhiri shpëtimi, në fund ngelën vetëm dyshja.

Sipas votave të publikut, ishte Dagz ai i cili rezultoi si më pak i preferuari mes të dyve për të vazhduar lojën dhe e mbylli me aq garën e tij prej 100 mijë eurosh. Eixhel u ndje realisht shumë e zhgënjyer sidomos nga Beatrix dhe tha se njerëzit bëjnë sikur i duan, kur në fakt nuk i shpëtojnë asnjëherë.

Debatet kanë vazhduar edhe pas përfundimit të spektaklit live midis banorëve. Donaldi ishte një nga ata që ka sqaruar se pse nuk e zgjodhi Dagz për ta shpëtuar nga nominimi. Asyeja ka qenë se ai sheh Einxhel si konkurente të fortë brenda shtëpisë dhe ka vendosur t’i largoj personin më të afërt në mënyrë që Einxhelit t’i dëmtohet loja. Donaldi shpëtoi Tanin dhe nominoi Dagz gjë e cila nuk pritej nga banorët, po ashtu edhe nga publiku.

Beatrix: E bëmë kurban Dagzin, rrini me Egzonën tani…

Donaldi: ‘E bëtë kurban Dagzin?!’ Pse? Do të vijë një moment që do të dalim të gjithë. Ku e dija unë si do të shkonte ajo gjëja. Unë Dagznin nuk e kam zgjedhur prej Einxhelit, se e dija që Dagzi do të zgjidhte Einxhelin. E them pastërtisht fare. Nuk e dija si do të shkonte, po unë nuk doja që të dilte Dagzi. Unë dua të nxjerr njerëz të tjerë këtu, dua të nxjerr atë (Einxhel), ç’punë kam unë me Dagzin…

Nga ana tjetër rikujtojmë se, si pasojë e një surprize që iu bë Arbrit duke hapur kështu “Kutinë e Pandorës”, për një javë ai do të jetë imun dhe nuk mund të nominohet dhe zgjodhi që të çonte në televotim Einxhel, Donald dhe Beatrix. Na mbetet të presim se çfarë dinamikash do të ketë spektakli i ardhshëm ditën e premte.