Celebrities Gossip Music Showbiz

“E dija që një ditë do të ndodhte…”/Shakira publikon këngën e re dhe në klip shfaqet duke qarë!

Së fundmi, ylli i muzikës pop Shakira ka publikuar këngën e saj më të re në bashkëpunim me këngëtarin e njohur Ozuna. “Monotonia” brenda pak orësh ka kaluar 8 milionë klikime. Kjo këngë duket se i është dedikuar ish-it të Shakira-s, Gerard Pique pasi teksti përshtatet dhe artistja shfaqet në klip duke qarë. Në tekst thuhen këto fjalë:

Nuk ishte faji yt dhe aq më pak i imi. Ishte faji i monotonisë. Nuk kam thënë gjë, por unë e dija që një ditë do të ndodhte. Ka qenë gjithmonë kështu. Ti ke dashur gjithmonë protagonizmin. Harrove çfarë ne ishim. Po më e keqja është se nuk ishte faji yt e aq më pak i imi, ishte i monotonisë. Prej kohësh nuk ishe më i njëjti dhe më le për narcisizmin tënd.

Në klip shfaqet Shakira me lotët që i rrjedhin ku në qendër të vëmendjes është dhimbja dhe zemra e gjakosur që mban në duar, pasi është shkelur. Ndërkaq, nga ana tjetër marrëdhënia mes Gerard Pique dhe të dashurës së tij të re Clara Chia Marti mesa duket sa vjen e po bëhet edhe më e fortë. Ata janë të lumtur me njëri-tjetrin, duke u konsoliduar me kohën e shkurtër që kanë qenë bashkë dhe duke shmangur zhurmën e krijuar nga lajmet e ndryshme për ndarjen nga Shakira.

Aq sa Pique ka marrë një vendim, sipas Jordi Martin, që do ta mërziste këngëtaren kolumbiane. Rikujtojmë, se së fundmi, detaje të reja tronditëse po vazhdojnë të dalin në ‘dritë’ sa i përket dyshes më të përfolur të momentit që është Shakira dhe Gerard Pique. Ka qenë përsëri fotografi Jordi Martin i cili në rrjetin e tij social Instagram, ka pretenduar se Pique e ka tradhtuar Shakira-n me modelen izraelite Bar Rafaeli që në vitin 2012.