Celebrities Showbiz

E kush do ta besonte se aktorja Julia Fox jeton në apartamentin më të thjeshtë të New York-ut?!

Aktorja dhe modelja Julia Fox është lavdëruar nga fansat pasi ajo ka publikuar ambientin e brendshëm të apartamentit të saj në New York, të cilin e ndan me djalin e saj dy vjeçar Valentino. Julia Fox është cilësuar si një “ikonë” teksa i ka ofruar fansave një turne virtual të apartamentit të saj.

32-vjeçarja e publikoi videon në TikTok për të treguar se është shumë më e thjeshtë nga sa njerëzit mund të mendojnë. Me anë të këtij vështrimi të brendshëm me shpresën që njerëzit të mos ndihen më keq për hapësirat e tyre. Modelja tregoi hapësirën e vogël që ndan me djalin e saj, e cila ishte e zbukuruar me foto familjare dhe rrëmujë të përgjithshme. Në klip, ajo tha:

Mirë, nuk e kam menduar kurrë në një milion vjet që do ta bëja këtë, por besoj në transparencën maksimale dhe kështu do t’ju bëj një xhiro në apartament. Unë e di që do të kritikohem për këtë, por shpresoj se mbase dikush mund ta shikojë dhe të thotë: “Oh, mirë, mbase nuk po jetoj aq keq”.

Aktorja ktheu kamerën për të treguar zonën e lojës që ajo ka krijuar për vogëlushin e saj. Më pas, ajo u tregoi fansave “pasqyrën e saj të nostalgjisë” me fotografi të djalit të saj dhe dy miqve të saj që fatkeqësisht kanë ndërruar jetë. Dhoma e gjumit e djalit përmbante shumë lodra dhe libra, por Julia zbuloi:

Doja shumë që ai të kishte një dhomë të lezetshme, megjithatë ai nuk rri fare këtu. Ai dëshiron vetëm të jetë në dhomën e mamasë.

Ajo gjithashtu tregoi se djali i saj nuk fle në shtratin e tij, duke thënë:

Ai fle në shtrat me mua, po ne jemi bashkëfjetës. Më padit, nuk më intereson.

Në fund, ajo shtoi se nuk i pëlqejnë fare shfaqjet e tepërta të pasurisë dhe se ato e bëjnë të ndihet keq, veçanërisht njerëzit që kanë shtëpi vërtet të mëdha. Ajo mendon se është thjesht e kotë kur ka kaq shumë njerëz të pastrehë.

@juliafox

Come with me on a very underwhelming apartment tour! also to clarify I have only ONE mouse and he’s cute 🥰

♬ original sound – Julia fox