Aktorja e njohur 35-vjeçare, Julia Fox, e cila ka qenë në qendër të vëmendjes edhe për lidhjen e saj me Kanye West, ka bërë një rrëfim personal mbi identitetin e saj seksual. Në një intervistë për revistën “Allure”, ajo deklaroi se është panseksuale.
Unë jam panseksuale. Mund të tërhiqem nga kushdo dhe nga çdo gjë
-tha Fox, duke shtuar se në aspektin fizik ndihet më afër trupit të një gruaje, ndërsa burrat nuk e tërheqin nga ana fizike.
Megjithatë, sipas saj, ajo mund të tërhiqet fuqishëm nga “mendja e një burri”.
Jam një person që i pëlqen energjia
-theksoi aktorja.
Fox, e cila është gjithashtu nënë, tregoi se aktualisht nuk është e fokusuar tek marrëdhëniet romantike:
Nuk e kuptoj pse një burrë do të më ishte i dobishëm në këtë fazë të jetës time. Jam e përqendruar të jem një nënë e mirë, të sjell para në shtëpi dhe të realizoj ëndrrat e mia.
Çfarë është panseksualiteti?
Panseksualiteti përshkruan një tërheqje emocionale, seksuale dhe shpirtërore që nuk kufizohet nga gjinia apo identiteti gjinor. Termi rrjedh nga prapashtesa greke pan-, që do të thotë “të gjithë”.
Njerëzit panseksualë shpesh përshkruhen si “të verbër ndaj gjinisë”, duke u tërhequr nga personaliteti dhe energjia e dikujt, më shumë se nga pamja apo gjinia.
Për Julia Fox, kjo do të thotë se tërheqja nuk lidhet domosdoshmërisht me aspektin fizik, por me thelbin e personit dhe energjinë që ai përcjell.