Celebrities Film & Tv Showbiz

E morën mësysh mesa duket, anulohet seriali më i ri i Rita Ora-s në ‘Disney’!

Krahas sukseseve të jashtëzakonshme në muzikë dhe si anëtare e jurisë në ‘The Voice’, Rita Ora vazhdon të tregojë veten edhe në botën e aktrimit. Këngëtarja shqiptare me famë botërore, u përfshi së fundmi në ekipin e serialit që pritet të prodhojë Disney, “Beauty and the Beast” e ku pritej t’i bashkohej një kasti me personazhe të njohur si Josh Gad, Luke Evans, Briana Middleton, Fra Fee dhe Jelani Alladin. Nëpërmjet një postimi në rrjetin e saj social Instagram Ora u shpreh se:

Nuk mund ta mbaj më sekretin! Jam shumë e emocionuar që do t’i bashkohem kastit të serialit  ‘E bukura dhe Bisha”! Si fëmijë, mbaj mend që e shikoja ‘Beauty and the Beast’ me familjen time pa pushim dhe menjëherë u dashurova me muzikën dhe personazhet. Asnjëherë në ëndrrat e mia më të çmendura nuk mund ta imagjinoja t’i bashkohesha kësaj bote përrallore. Për të gjithë ata që ndihmuan në realizimin e kësaj, u jam përgjithmonë mirënjohës. Faleminderit Disney+, skuadrën time të CAA – Dan, Joella dhe Tracy – Shari dhe familjen time drejtuese. Kohët e fundit thjesht ndjej sikur të gjitha ëndrrat e mia po bëhen realitet! Jeta po ndihet si një film i Disney-t.

Mirëpo duket se jo çdo gjë ka shkuar sipas planit. Së fundmi dy aktorët, Josh Gad dhe Luke Evans deklaruan se seriali nuk do të transmetohet pa treguar arsyen e anulimit.

Është e vërtetë. Ne u përpoqëm t’i bënim të gjitha të funksiononin. Këta personazhe dhe kjo histori do të jetojnë, por ndonjëherë qëllimet më të mira dhe realiteti përplasen dhe asgjë nuk mund të bëhet.

Rikujtojmë ndërkaq se Rita Ora ka disa eksperienca si aktore përfshirë filmat: “Fifty Shades of Grey”, “Fast & Furious”, “Southpaw”, “Pokemon: Detective Pikachu” dhe “Twist”. Së fundmi artistja ka njoftuar se ka nënshkruar një marrëveshje të re me BMG. Bukuroshja siguroi një kontratë me agjencinë diskografike, klientët e së cilës përfshijnë Kylie Minogue, 5SOS, KSI dhe Run The Jewels. Rita mban rekordin për numrin më të madh të këngëve në ‘Top 10’ në Mbretërinë e Bashkuar për një artiste femër britanike dhe ka pasur katër këngë numër një, ku përmendim “Hot Right Now”, “How We Do (Party)”, “R.I.P.” dhe “I Will Never Let You Down”.