Celebrities Music Showbiz

Rita Ora publikon datat e turneut të saj veror!

Artistja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka publikuar datat e turneut të saj veror për vitin 2026, duke rikthyer entuziazmin tek fansat anembanë botës. Këngëtarja pritet të performojë në disa vende të Evropës, si me koncerte të sajat ashtu edhe në festivale të njohura muzikore. Krijuesja e hitit Anywhere ka bërë të ditur se biletat tashmë janë në shitje, ndërsa fansat mund t’i sigurojnë ato përmes faqes zyrtare RitaOra.com.

Turneu i verës 2026 përfshin paraqitje në Mbretërinë e Bashkuar, Gjermani, Itali, Spanjë, Zvicër, Austri, Finlandë, Hungari, Rumani, Maqedoni të Veriut dhe Poloni. E njohur për energjinë në skenë, stilin unik dhe sukseset ndërkombëtare, Rita vazhdon të mbetet një nga artistet shqiptare më të suksesshme në industrinë globale të muzikës, duke mbledhur miliona dëgjues dhe fansa në mbarë botën.

Më poshtë gjeni listën e plotë të eventeve dhe datave ku Rita Ora do të performojë gjatë verës së vitit 2026:

20 qershor – Mbretëri e Bashkuar – Festivali Isle of Wight

03 korrik – Gjermani – Sommerfest der Autostadt

05 korrik – Itali – Festivali Pulse of Gaia

11 korrik – Spanjë – Festivali O Gozo

17 korrik – Zvicër – Moon + Stars

23 korrik – Austri – Donauinsel Open Air

25 korrik – Finlandë – Qstock

29 korrik – Hungari – Budapest Park

30 korrik – Rumani – Arenele Romane

01 gusht – Maqedoni e Veriut – Festivali Veror i Ohrit

14 gusht – Poloni – Festivali Bittersweet

Rita Ora, i është bashkuar kastit të komedi-dramës së re të Amazon MGM Studios, Honeymoon with Harry, ku do të luajë përkrah emrave të njohur si Kevin Costner, Jake Gyllenhaal dhe Sarah Pidgeon. Për momentin, ende nuk është bërë e ditur se cili do të jetë roli që do të interpretojë Ora në këtë projekt. Ky film shënon rikthimin e saj në bashkëpunim me Amazon, pasi më herët ajo ka luajtur përkrah Henry Cavill dhe Sterling K. Brown në filmin Voltron, me regji të Rawson Marshall Thurber, i cili pritet të dalë në kinema vitin e ardhshëm.

I bazuar në librin e Bart Baker, Honeymoon with Harry tregon historinë e një burri të ashpër dhe disi “të papërpunuar” (i luajtur nga Gyllenhaal), i cili përfundon duke ndarë një udhëtim që nuk e dëshiron me babain e fejuarës së tij (Pidgeon), një figurë e vështirë, tepër mbrojtëse dhe e prerë (Costner) – pasi një ngjarje që ia ndryshon jetën u prish planet. Në sfondin e një muaji mjalti në një ishull, dy burrat përplasen dhe grinden vazhdimisht, por gradualisht zbulojnë një lidhje të papritur mes tyre.