Konkurrentja e “Big Brother VIP”, Fifi, pak çaste më parë ka vendosur të largohet përfundimisht nga shtëpia më e famshme në Shqipëri. Mesa duket Fifi nuk e ka përballuar të gjithë presionin pas situatave të krijuara gjatë prime-t të së martës ku artistes i ranë të fikët ‘live’ ndërkohë që po debatonte me opinionisten Balinën.
Ajo vendosi që të qëndronte në shtëpi edhe pas situatës së krijuar por mesa duket tashmë ka vendosur tjetër gjë. Para pak çastesh Fifi ka reaguar duke shprehur se arsyeja e largimit ka qenë se ka nevojë të merret me veten dhe shëndetin e saj. Për më shumë ndiqni videon sqaruese të këngëtares.
Nuk ishte hera e parë që Fifit i ndodhte një gjë e tillë sepse edhe gjatë mbrëmjes së spektaklit vetëm pak minuta pasi asaj i ranë të fikët u pa teksa po merrte valixhet për t’u larguar, por ndodhi e kundërta.