Celebrities Gossip Showbiz

E penduar për ndërhyrjet kirurgjikale, Victoria Beckham: “Nuk di si ta flas këtë temë me vajzën…”!

Stilistja e njohur Victoria Beckham ka folur hapur për ndërhyrjet estetike. Ajo e pranoi në vitin 2017 se kishte zmadhuar gjoksin pas spekulimeve në rritje nga fansat që kishin vënë re ndryshimet e saj fizike. Në një intervistë për “Allure”, nëna e 4 fëmijëve pranoi se i vjen keq për ndërhyrjen kirurgjikale, duke pranuar se e ka të vështirë të flasë rreth kësaj teme me vajzën e saj 12-vjeçare Harper.

Ndërhyrja e parë në gjoks ishte në vitin 1999, e ndjekur nga një tjetër në vitin 2006. Ajo u pendua për ndërhyrjen dhe në vitin 2009 vendosi të rikthehej në formën natyrale. Edhe pse e mohoi për vite me radhë, në vitin 2017 pranoi për “Vogue” se pasiguria me veten e kishte bërë të mos e pranonte një gjë të tillë. Ajo asokohe edhe këshillonte fansat të mos bënin ndërhyrje kirurgjikale.

Rikujtojmë, se së fundmi Victoria Beckham ka treguar se ka qenë e bullizuar në shkollë dhe kishte luftuar për të bërë miq. 49-vjeçarja ndërsa u hap për eksperiencën që përjetoi në atë kohë, tha se ndjehet shumë krenare që ka rritur një vajzë të fortë.

Jam shumë krenare që kam rritur një vajzë të fortë dhe të kujdesshme. Duke u rritur, jam bullizuar shumë në shkollë dhe shpesh i them vajzës time se sa e rëndësishme është të jesh e sjellshme dhe ta mbrosh dikë që është bullizuar.