Celebrities Gossip Music Showbiz

Ed Sheeran dhe Elton John janë kthyer tashmë në miq të pandashëm dhe arsyeja është se…

Këngëtari i njohur Ed Sheeran së fundmi ka treguar se ai dhe Elton John janë aq të afërt me njëri-tjetrin sa që muzikanti e telefonon atë çdo ditë dhe i është bërë një krah mbështetës për të qarë që pas vdekjes së shokun të tij. Duke folur për ‘The Sun’, Ed Sheeran ka treguar sesi interpretuesi legjendar John, e ndihmoi gjatë asaj periudhe shumë të vështirë që kaloi, pasi miku i tij promovuesi australian i muzikës Michael Gudinski, ndërroi jetë në moshën 68-vjeçare në muajin mars. Ed tha:

Unë ua them këtë njerëzve dhe ata mendojnë se jam duke gënjyer apo duke e ekzagjeruar, por Eltoni më telefonon çdo ditë. Ai më telefononte rreth një herë në muaj, nëpërmjet ‘FaceTime’ përmes iPad sepse asnjëri prej nesh nuk ka telefon. Më pas, kur lindi Lyra. Por më pas kur vdiq Michael, ai më telefonoi të nesërmen dhe unë thjesht shpërtheva në të qara. Dhe që nga ajo ditë, çdo ditë ai më telefonon. Qoftë një bisedë gjysmë ore apo dy minuta, ai gjithmonë më kontrollon.

Këngëtari ka shtuar gjithashtu se nuk dëshiron që të dëgjojë asnjë fjalë të keqe për Elton dhe e cilësoi atë si një ‘shpirt të bukur’. Krijuesi i hitit ‘Thinking Out Loud’ zbuloi se Elton e ka bërë pjesë edhe të fushës së modës. Ed Sheeran kishte planifikuar që të darkonte me Donatella Versace në qytetin e Milano-s këtë javë, por iu desh që të anulonte udhëtimin pasi së fundmi ai ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Këngëtari tha gjithashtu se po shpreson që kënga e Krishtlindjeve që ai dhe Eltoni kanë regjistruar të arrijë që të ketë sukses gjatë periudhës së festave. Kënga fillimisht ishte planifikuar për Krishtlindjet e vitit 2022, por pas vdekjes së Michael, Ed vendosi që ta ndryshonte datën.