Celebrities Gossip Showbiz

Edhe i martuar edhe shok i Mauro Icardit, Wanda Nara në një romancë të re me Keita Balde?!

Telenovela Wanda-Icardi nëse mendoni se mbaroi e keni shumë gabim. Një tjetër “bombë” mediatike po shpërthen së bashku me xhelozinë e ish-kapitenit të Interit. Së fundmi po qarkullojnë thashetheme se Nara ka takuar Keita Balde, një ish-koleg të Mauros që aktualisht luan me Spartakun e Moskës.

Ekipi rus ndodhet pikërisht në temperaturat e larta të Dubait për t’u stërvitur dhe sipas mediave Wanda ka shkuar enkas, pasi marrëdhënia e tyre është konkretizuar disa kohë më parë, edhe pse Keita Balde është martuar vetëm 7 muaj më parë. Mbetet të shihet reagimi i Icardit.

Në një rast të ngjashëm, që kishte të bënte me një flirt midis bashkëshortes dhe repertit L-Gante, futbollisti preu biletën për në Buenos Aires duke iu drejtuar hotelit ku mendonte se ndodhej bashkëshortja. Ndarja e bujshme mes Wanda Nara dhe Mauro Icardi është bërë kryefjala e mediave kohët e fundit. Ndërkaq, modelja së bashku me avokaten e saj Ana Rosenfeld thuhet se janë duke hartuar letrat që do t’i japin fund martesës 8-vjeçare.

Revista Ciudad ka zbuluar shifrën që Wanda mund të marrë pas ndarjes me futbollistin e Galatasaray. Sipas mediave Nara mund të përfitojë 100 milionë dollarë. Së fundmi, modelja e njohur e ftuar në një emision italian la të kuptohet se faktor i ndarjes me Mauro Icardin ishte mosbesnikëria e futbollistit. Ndërkaq, ylli televiziv u shpreh se nuk e ka tradhtuar kurrë Icardin dhe mohoi thashethemet e supozuara që flisnin për flirtimet me reperin 22-vjeçar L-Gante.