Celebrities Gossip Showbiz

Mauro Icardi feston fitoren në gjykatë? Rrëzohen kërkesat financiare të Wanda Narës?

Procesi i divorcit mes futbollistit argjentinas Mauro Icardi dhe ish-bashkëshortes së tij, Wanda Nara, ka marrë një zhvillim të ri, pasi gjykatat italiane kanë hedhur poshtë kërkesat financiare të modeles gjatë procedurave të ndarjes.

Icardi e bëri të ditur lajmin përmes një deklarate në rrjetet sociale, ku tha se gjykata kishte refuzuar kërkesat që ai i cilësoi si “të jashtëzakonshme”.

Sipas futbollistit, Wanda Nara kishte kërkuar 250 mijë euro në muaj për veten, 65 mijë euro në muaj për secilën prej dy vajzave të tyre, si dhe 100 mijë euro në muaj në kuadër të marrëveshjes së divorcit.

Në reagimin e tij, Icardi bëri të ditur se edhe ankesa e paraqitur ndaj vendimit fillestar ishte shpallur e papranueshme nga gjykata italiane.

Edhe apeli është shpallur i papranueshëm

-shkroi ai, duke e cilësuar vendimin si një fitore në procesin ligjor.

Mauro Icardi dhe Wanda Nara u martuan në vitin 2014 dhe janë prindër të dy vajzave, Francesca dhe Isabella.

Marrëdhënia e tyre ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes mediatike, sidomos pas krizës së vitit 2021, kur dolën në publik pretendime për tradhti nga ana e futbollistit. Pavarësisht përpjekjeve për pajtim, çifti konfirmoi ndarjen në vitin 2022, duke nisur një proces të gjatë ligjor për divorcin dhe çështjet financiare.

Ish-sulmuesi i Interit, Paris Saint-Germain dhe Galatasaray, i cili ka realizuar më shumë se 250 golagjatë karrierës së tij, deklaroi se tashmë ka mbetur vetëm një hap përpara finalizimit zyrtar të divorcit.

Ndërkohë, Wanda Nara nuk ka reaguar ende publikisht ndaj zhvillimeve të fundit në procesin gjyqësor.