Celebrities Gossip Showbiz

Edhe pse shumë baballarë janë paragjykuar Ledri Vula nuk e ka aspak problem, puth në buzë vajzën e tij Poem Blu!

Ledri Vula është një nga reperët më të njohur të showbiz-it tonë dhe padyshim prej vitesh ndër më të pëlqyerit nga ndjekësit. Por, përpos karrierës si artist edhe jeta personale e tij është shumë e përfolur. Artisti është babai i vogëlushes Poem dhe partneri i blogeres Sara Hoxha.

Edhe pse shumë personazhe publikë, të cilët janë baballarë janë paragjykuar nga fansat për shkak se kanë puthur në buzë fëmijët e tyre, duke i postuar kështu edhe në rrjete sociale, duket se kjo nuk përbën fare problem për Ledrin. Së fundmi Sara Hoxha ka postuar një video në Instastory, ku Ledri puth në buzë vajzën e tyre të vogël, Poem Blu.

Pas shumë reagimeve dhe ‘thumbimeve’ mes Dafinës dhe Sarës së fundmi. Olta Gixhari ka qenë ajo që e ka shtyrë akoma më shumë zjarrin. Nga një ‘Ask’ i postuar në Instastory, ndjekësit e pyesin Oltën se cila është pjesa e saj e preferuar nga kënga e Ledrit, Romeos dhe Klementit e Olta ka shkruar frazën e njëjtë me këngën e Dafinës dhe ka etiketuar Sarën. E më pas Sara e ka ripostuar dhe ka shkruar një tjetër ‘thumb’ për Dafinën.