Celebrities Gossip Pardon My French Showbiz

Ekskluzive/ Jonida Vokshi pohon në TAR serialin me Ermal Mamaqin, zbuloni detajet…

Pak ditë më parë, Ermal Mamaqi zbuloi për të gjithë ndjekësit e tij se do të vijë me një projekt të ri, kësaj here një serial.

Ndërkaq, me një postim në Instagram, ai ka zbuluar edhe protagonisten në këtë serial. Bëhet fjalë për aktoren e njohur, Jonida Vokshi, e cila festoi së fundmi ditëlindjen. Në urimin e saj, Mamaqi e quajti aktoren ‘ylli i serialit.’

Kaq duhej… dhe komenti i tij u bë viral në rrjete sociale, por në asnjë moment nuk patëm një konfirmim nga vetë Jonida Vokshi dhe gjithçka mbeti një mister i pazbuluar.

Fatmirësisht në programin “Pardon My French” të moderuar nga Jonida Aliçkolli dhe Kejvin Kalo u zbulua çdo dyshim që kishim dhe Jonida Vokshi e pranoi ekskluzivisht lajmin.

E ftuar në Top Albania Radio, aktorja dhe prezantuesja shumë e dashur për publikun, Jonida Vokshi dha një intervistë për jetën e saj private, por pa lënë pas edhe atë profesionale.

Ndërsa u pyet rreth zërave, nëse do të jetë protagoniste e këtij seriali të shumëpërfolur, Jonida pohon se është e vërtetë që do të jetë pjesë e serialit të Ermal Mamaqit. Ajo zbuloi se për momentin po bëhen vetëm provat, nuk kanë nisur ende xhirimet, por që do të nisin së shpejti.

Lajmi i mirë për të gjithë fansat e Jonidës është se do ta shikojmë së shpejti në një serial dhe ajo vetë është tepër e lumtur për këtë projekt të ri.