Celebrities Gossip Live From Tirana Showbiz

Ekskluzivisht për TAR/Iva Tiço komenton sherrin viral mes Xheisarës dhe Arditit dhe jo vetëm!

Sot e ftuar në emisionin “Live from Tirana” ishte gazetarja e njohur Iva Tiço e cila së fundmi ka qenë në rolin e opinionistes në “Fun Club” për të dhënë opinionet e saj në lidhje me banorët e “Big Brother Vip”. Tani që spektakli ka përfunduar, si e ka gjetur jeta Ivan?

Nuk e di çfarë po bëjnë njerëzit tani por jeta do të vazhdojë.(qesh) Unë po fle mesatarisht 9 orë gjumë, kam shijuar pas shumë kohësh një të dielë pushim sepse nuk kisha shkuar asnjëherë përtej Kasharit.(qesh) Gozhdimi në televizor për të parë gjithçka natën e Prime-ve, përkatësisht të martën dhe të premten, nuk duhet të më shpëtonte asgjë, parja e videove të ndryshmë në lidhje me banorët, përtej edhe angazhimeve të tjera të miat. Një periudhë që ka vuajtur ka qenë shoqëria ime sepse nuk i kam takuar fare as për dreka as për darka. Mami nuk më ka parë që nga shtatori sepse jeton në Fier dhe nuk kisha mundësi ta takoja.

Video/materiali i fundit në lidhje me sherrin e dy ish-banorëve të “BBV” Xheisarës dhe Arditit ka bërë xhiron e rrjetit, si e komenton Iva këtë ngjarje aspak të këndshme mes tyre?

Një përplasje që nuk po e kuptonim ishte reale apo e stisur, nuk kuptuam ku mbaronte stisja nga realiteti. Një nxehje gjakrash pa sens, pa pikën e lidhjes. Nuk e kuptova pse Xheisara reagoi në atë mënyrë sepse çdo njeri ka mendimin e tij. Nuk e di pse njerëzit janë kaq agresiv, mendoj se ngaqë kam qenë vet e drejtë dhe komplet e paanshme. Përtej ndonjë fansi që ka sulmuar me ndonjë koment negativ përgjithësisht kam marrë mesazhe shumë të mira. Tifozeria vazhdon deri në momentin e shpalljes së vendimit, më pas askush nuk ka të drejtë të mendojë se ajo që mendon ai apo ajo është e pakontestueshme.