Bota Tech

Elon Musk mund të heqë dorë nga blerja e Twitter?!

Miliarderi Elon Musk ka kërcënuar me tërheqje të ofertës 44 miliardë dollarëshe për blerje të rrjetit social, Twitter, duke akuzuar drejtuesit e platformës për pengim të kërkesave të tij për të mësuar më shumë për përdoruesit e kompanisë. Musk ka thënë se Twitter ka refuzuar t’ia ofrojë të dhënat e nevojshme që do ta lehtësonin sipas tij vlerësimin e profileve të rreme apo të padëshirueshme.

Në një letër dërguar rregullatorëve, Musk ka thënë se ka të drejtë të bëjë matjet e veta për llogaritë fiktive. Kjo letër formalizon mospajtimet që kanë qarkulluar për disa javë, meqë Musk e ka vënë në pritje finalizimin e marrëveshjes. Miliarderi ka thënë se dyshon që llogaritë fiktive në këtë rrjet social përbëjnë 20 % të totalit të përdoruesve, në krahasim me pretendimet e Twitter-it për 5 %.

Mospajtimet mes palëve kanë rritur dyshimet nëse do të realizohet blerja, të cilën e ka miratuar bordi i Twitter-it në muajin prill. Analistët kanë thënë se Musk, shef i kompanisë Tesla dhe SpaceX, mund të jetë duke përdorur çështjen e përdoruesve fiktivë për rinegociuar çmimin apo edhe për të hequr dorë plotësisht nga blerja e rrjetit social. Megjithatë, Musk i duhet të paguajë një gjobë prej 1 milion dollarëve dhe padi të mundshme, nëse heq dorë nga marrëveshja e blerjes.

Shefi i Teslas, Elon Musk, beson se kompania e automjeteve duhet të shkurtojë punonjësit e saj me 10%. Vendimi i dërguar në një email drejtuesve të grupit, lidhet me “një ndjenjë shumë të keqe për trendin ekonomik”. Shkurtimi, llogarit ‘Reuters’, mund të jetë rreth 10 mijë punëtorë. Për momentin Tesla, e cila ka fabrika në SHBA, Kinë dhe Berlin, punëson 99.290 punonjës.

Mesazhi vjen dy ditë pas komunikimit kundër punës në distancë të Elon Musk, sipas të cilit:

Kushdo që dëshiron të punojë në distancë duhet të jetë në zyrë për një minimum 40 orë në javë ose të largohet nga Tesla.