Bota

Pasi të mësoni se çfarë bën Elon Musk me punonjësit e tij nuk do të mendoni më njësoj për shefin tuaj!

Elon Musk u ka drejtuar një ultimatum të ashpër menaxherëve të Tesla-s, duke u kërkuar që të kthehen të punojnë në zyrë për 40 orë në javë, ose në të kundërt të largohen nga puna. Sipas shefit të Tesla-s, puna në distancë nuk është më e pranueshme. Musk në një email të raportuar nga ‘Bloomberg’ tha se:

Ata që duan të punojnë në distancë duhet të jenë në zyrë të paktën 40 orë në javë ose të largohen nga Tesla. Kjo është më pak se sa po kërkojmë nga punonjësit e fabrikës.

Musk më pas thekson se zyra duhet të jetë një zyrë Tesla, jo një filial që nuk ka lidhje me detyrat e saj të punës. Emaili që CEO i Tesla-s u ka dërguar së fundmi menaxherëve të kompanisë u zbulua në mediat sociale, duke shkaktuar polemika.

Musk nuk e ka konfirmuar ende vërtetësinë e tij, por ai hyri në këtë temë në Twitter. Një ndjekës e pyeti: “Shumë njerëz po flasin për emailin, a doni t’u thoni diçka atyre që mendojnë se puna në zyrë është një koncept i vjetër?” dhe ai u përgjigj: “Duhet të bëjnë sikur punojnë diku tjetër”.

Ndërkaq, një nga shqetësimet më të mëdha për makinat elektrike është se bateritë do të kenë nevojë të zëvendësohen pas disa vitesh, me shpenzime të mëdha. Por një studiues i Tesla-s po përgatitet që këtë ide ta bëjë realitet. Të apasionuarit pas Tesla-s ka të ngjarë të kenë dëgjuar tashmë për Jeff Dahn. Ai është profesor në Universitetin Dalhousie dhe ka qenë partner kërkimor me Tesla që nga viti 2016.

Sjellim në vëmendje se pas ndarjes me Grimes, miliarderi Elon Musk duket se ka gjetur ‘ngushëllim’ tjetërkund. Tashmë Musk ka krijuar një marrëdhënie të re romantike me aktoren 27-vjeçare australiane Natasha Bassett. Megjithatë në rrjet kudo po aludohet se Bassett mund të ketë më shumë interes për paratë e tij.