Celebrities Gossip Showbiz

Elon Musk në një marrëdhënie të re me aktoren 27-vjeçare?!

Pas ndarjes me Grimes, miliarderi Elon Musk duket se ka gjetur ‘ngushëllim’ tjetërkund. Tashmë Musk ka krijuar një marrëdhënie të re romantike me aktoren 27-vjeçare Natasha Bassett.

Megjithatë në rrjet kudo po aludohet se Bassett mund të ketë më shumë interes për paratë e tij. Vetë aktorja është përgjigjur duke thënë se nuk ka rënë në dashuri me llogarinë e tij bankare, por me atë mendore të Elon Musk.

Aktorja australiane Natasha Bassett u fotografua javën e kaluar duke zbritur nga avioni ‘Gulfstream’ i Musk në Los Anxhelos dhe miqtë e tyre konfirmuan lidhjen. Ata thanë se Natasha dhe Musk ishin takuar pak kohë pasi ai u nda nga këngëtarja Grimes. Një burim tha:

Natasha është takuar me Elon për disa kohë. Ata fillimisht ishin miq dhe u bënë çift vetëm pasi ai u nda me Grimes. Ajo është e mrekullueshme dhe mund të zgjedhë këdo pranë, por thotë se e adhuron Elon, sepse ai është shumë i zgjuar dhe interesant për t’u shoqëruar.

Manjati i Tesla dhe SpaceX Musk ka një djalë 1-vjeçar të quajtur X AE A-Xii me këngëtaren Grimes, me të cilën i dha fund lidhjes rreth pesë muaj më parë. Ai ka pesë djem me gruan e tij të parë, autoren Justine Musk dhe dy herë u martua dhe u divorcua me aktoren britanike Talulah Riley.

Rikujtojmë se, rezulton se implanti i diskutueshëm i trurit i Elon Musk mund të mos jetë vetëm ideja e majmunëve që luajnë videolojëra. Neuralink po përballet me veprime ligjore nga Komiteti i Mjekëve për Mjekësinë Përgjegjëse, një grup për të drejtat e kafshëve që pretendon se 23 majmunë iu nënshtruan “vuajtjeve ekstreme” gjatë testeve të kryera në Universitetin e Kalifornisë.