Celebrities Live From Tirana Music

Elvana Gjata ‘kur fiken kamerat’…/Jerina Lalaj tregon për punën e palodhur të këngëtares!

Elvana Gjata do të zhvillojë në stadiumin Air Albania një koncert madhështor. 22 qershori nuk është thjesht një datë, nuk është thjesht një ditë por është një moment kyç i një udhëtimi muzikor në dy dekada. Një show në 360 gradë kështu që nuk na mbetet gjë tjetër vetëm se t’ju themi bëhuni gati. Ndërkaq, sot e ftuar në emisionin “Live from Tirana” për të na dhënë detaje ekskluzive mbi këtë koncert ishte Jerila Lalaj, PR/Marketingu dhe Konsulente imazhi.

Si fillim, parë nga sytë e Jerinës, si është Elvana si artiste, sa fort punon këngëtarja për projektet e saj?

Elvana e ka trajtuar publikun shumë mirë, është rritur në një ambient që nuk ka qenë shumë dashamirës por njerëzit fatmirësisht u prirën drejt rrymava të reja. Elvana punon shumë, është e heshtur, nuk e ka në natyrën e saj të flas shumë për veten. E gjithë krijimtaria e saj flet për të. Ka një humor fantastik. Pas çdo projekti ka një punë të jashtëzakonshme mbrapa. Elvana nuk e ka asnjëherë sfidën më botën jashtë por me veten. Përpiqet të bëjë më të mirën në çdo material. Elvana është një produkt, një brand falë inteligjencës apsolute të saj. Është gjithmonë në kërkim të studiove të reja, të jetë avangardë, ecën me ritmin e kohës.

Jerina ka edhe një koment për këngën e re të titulluar “Si Na” të Elvana Gjatës e cila u prezantua për herë të parë për publikun në dasmën e Luiz Ejllit dhe Kiara Titos.

Kjo këngë është si ato bizhutë underground që dalin për raste speciale. Do të përqafohet shumë nga publiku kjo këngë. Atë natë Elvana kishte nje shkëlqim tjetër.