Bota

EMA, i jep dritën jeshile vaksinës anti-COVID të “Johnson&Johnson”!

Agjencia Europiane e Medikamenteve  i jep dritën jeshile vaksinës kundër koronavirusit të “Johnson&Johnson”-it e katërta e autorizuar në Bashkimin Europian. Në një deklaratë, shefja e Agjencisë, Emer Cooke theksoi :

Me këtë mendim të fundit pozitiv, autoritetet e Bashkimit Europian disponojnë një mjet shtesë për të luftuar pandeminë e për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e qytetarëve të tyre.

E zhvilluar nga filiali i kompanisë Janssen në Holandë, kjo është e vetmja vaksinë monodozë ndryshe nga të kompanive “Pfizer&BioNTech”, “Moderna” e “AstraZeneca” që janë me nga dy. Bashkimi Europian ka porositur doza të “Johnson&Johnson” për 200 milionë persona.

Ato janë të lehta për tu ruajtur, mjafton një frigorifer standard e nuk ka nevojë për temperatura shumë të ulëta. Nga testimet rezultoi 66% efektive në parandalimin e varianteve të ndryshme të koronavirusit. Në mbrojtjen kundër formave të rënda të sëmundjes, efikasiteti është 85%. Në Amerikë u miratua në fund të shkurtit.

Presidenti amerikan, Joe Biden konfirmoi se ka urdhëruar blerjen e 100 milionë dozave shtesë të vaksinës anti-COVID “Johnson&Johnson” që në fund të shkurtit u miratua nga autoritetet në Amerikë. Shefi i Shtëpisë së Bardhë theksoi:

Kemi nevojë për fleksibilitet maksimal në rast të sfidave të paparashikuara Kjo është një përpjekje heroike, patriotike, një bashkëpunim historik pothuajse i paparë, si në kohë lufte. Nëse kanë tepricë vaksinash do ta ndajmë atë me pjesën tjetër të botës

Kjo vasinë nga testimet rezultoi 66% efektive në parandalimin e varianteve të ndryshme të koronavirusit. Në mbrojtjen kundër formave të rënda të sëmundjes, efikasiteti është 85%. Në Amerikë u miratua në fund të shkurtit.