Gossip Showbiz

Enca fitime marramendëse nga “OnlyFans”!

Këngëtarja e njohur, Enca është përfolur gjithmonë për menyrën provokuese në të cilën shfaqet nëpër foto apo dhe në evente ku shkon.
Tashmë, këtë dëshirë të sajën për tu shfaqur seksi, ajo e ka kthyer në profesion, me anë të aplikacionit “OnlyFans”, ku aty poston foto e video provokuese si dhe nudo apo erotike, kundrejt një pagese.
Enca ka kohë që është pjesë e kësaj platforme sociale për të rritur dhe duket se shifrat që po fiton nga ky ‘profesion’ i dytë janë të majme.
Këngëtarja e ka pranuar që poston dhe është aktive në “OnlyFans”, por të gjithë do të ishim kuriozë se sa fiton ajo. Dhe për këtë ajo është shprehur në një intervistë të dhënë së fundmi, por sigurisht nuk ka shprehur një shifër konkrete.

Teksa moderatorja i ka drejtuar pyetjen se sa fiton nga kjo faqe, artistja i është kthyer menjëherë duke i treguar se fitimet janë shumë të mëdha duke thënë, “Marshallah”.

Përveç të ardhurave shtesë që ajo merr nga ky aplikacion, 25-vjeçarja është shprehur gjithashtu se këtë program ajo e përdor dhe si një formë tjetër komunikimi më fansat e saj.
Ajo pohoi se nuk e sheh vetëm si një vend për të postuar foto të nxehta, por dhe se komunikon me fansat e saj. Gjithashtu hedh ndonjë informacion rreth projekteve të saj të reja apo se ku ndodhet apo çfarë po bën ajo gjatë ditës.
Pra ajo e përdor si një rrjet social normal, por fotot seksi nuk mund të mungojnë kurrësesi.