Showbiz

Era Istrefi performon këngën e saj më të re në “Tomorrowland”

Era Istrefi sapo na ka konfirmuar se shumë shpejt do të lançojë projektin e saj më të ri muzikor dhe ky i fundit do të jetë një bashkëpunim.

Këngëtarja shqiptare ka bashkuar forcat me dyshen e famshme të Dj-ve dhe producentëve Dimitri Vegas dhe Like Mike për prurjen e quajtur “Selfish”. Ajo ka performuar për herë të parë këtë këngë në festivalin e mirënjohur në Beligjikë, “Tomorrowland”.

Nëpërmjet platformave të saj sociale Era na ka shfaqur disa momente të shkurtra të performancës së saj duke shtuar se “Selfish” do të lançohet shumë shpejt.