Gossip Showbiz

Era Istrefi dhe Gjesti kapen mat në New York, ndezin thashethemet për një bashkëpunim?

Era Istrefi dhe Gjesti, dy nga emrat më të njohur të muzikës shqiptare, janë parë së fundmi së bashku në New York, duke tërhequr vëmendjen e fansave dhe duke ngritur pikëpyetje për një bashkëpunim të mundshëm.

Këngëtarja e hitit “BonBon” publikoi një video në Instagram ku shihej në një makinë përkrah Gjesti-t, çka mjaftoi për të ndezur spekulime në rrjetet sociale.

Së shpejti u bë e ditur se dy artistët do të ndajnë të njëjtën skenë këtë të premte në një klub të njohur të New York-ut. Evenimenti pritet të sjellë bashkë disa prej yjeve të muzikës shqiptare, ku përveç Erës dhe Gjesti-t do të performojnë edhe Lyrical Son dhe MC Kresha, duke garantuar një mbrëmje plot energji dhe atmosferë unike.

Edhe pse deri tani nuk është konfirmuar asnjë bashkëpunim i ri muzikor mes Istrefit dhe Gjesti-t, prania e tyre së bashku ka shtuar kureshtjen e publikut, që mezi pret të shohë nëse kjo afri do të sjellë diçka më shumë në të ardhmen.