Showbiz

Erik Lloshi zbulon një detaj rreth këngëve të tij që thuajse askush nuk e dinte

Një ndër këngëtarët më të dashur të publikut, ai që shkruan balada të cilat edhe pse me ritme pop-rock prek zemrat e të gjitha vajzave, ishte sot në Live From Tirana.

Bëhet fjalë për këngëtarin Erik Lloshi i cili së fundmi po përgatitet të konkurrojë në Festivalin e 59-të të RTSH-së. Në emisionin e mesditës së TAR, Eriku u kthye pas në kohë për të kujtuar momentet e krijimit të disa prej këngëve të tij që fansat i duan shumë dhe i këndojnë shpesh.

Sa prej jush i kujtojnë hitet e tij “Dhe një herë tjetër”, “Ajo eshte ajo”, “Diku të kam parë”, “Si dukem unë pa ty”? Këto e shumë të tjera krahas faktit që publiku ende i shijon shumë, kanë një tjetër të përbashkët mjaft interesante. Ato janë frymëzuar nga histori të vërteta dhe Eriku theksoi se janë vetëm një grup i vogël njerëzish që e dinë këtë.

“Dua të zbuloj një detaj që e kam thënë shumë pak herë. Disa nga këngët e mija kanë qenë histori të vërteta që jo domosdoshmërisht lidhen me mua por me njerëzit që më rrethojnë, mund të jetë ai që ka shkruar këngën, por e marr thjesht si shembull por mund të jetë edhe historia e dikujt tjetër. E rëndësishme është që ato janë reale” -tha Erik Lloshi gjatë intervistës së tij për Top Albania Radio, duke na bërë që këto këngë t’i duam edhe më shumë.