I ftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë ish-banori i “Big Brother VIP”, Erik Lloshi. Ai përfundoi rrugëtimin e tij të martën pas një nominimi nga Zarfi i Zi që erdhi në shtëpi për shkeljen e rregullave nga Vëllai i Madh. Mbrëmjen e kaluar në studion e Top Albania Radios, këngëtari ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me rrugëtimin e tij në shtëpinë më të famshme.
Duke u ndalur te miqësitë e bukura të cilat do t’i ketë edhe jashtë Big Brother-it, Erik u shpreh:
Keijsi patjetër, Mirin e kam shok prapë, nuk ka lidhje ne i kemi kërkuar falje njëri-tjetrit dhe për të gjitha gjërat që kemi thënë i kemi lënë brenda në shtëpi. Përveç Mirit dhe Kristit, Brikena kishte energji pozitive. Juela po ashtu ka pasur ato të vetat, me Tanin shkriheshim të gjithë duke qeshur. Krijova afrimitet me të gjithë banorët, me Stenaldon kam shkuar shumë mirë dhe kohët e fundit.