Big Brother Radio Celebrities Film & Tv

“Ka fituar zemrat e njerëzve…”/Në Prime tha Selin, por sipas Erik Lloshit BBV5 mund ta fitojë…

I ftuar në emisionin “Big Brother Radio”  ka qenë ish-banori i “Big Brother VIP”, Erik Lloshi. Ai përfundoi rrugëtimin e tij të martën  pas një nominimi nga Zarfi i Zi që erdhi në shtëpi për shkeljen e rregullave nga Vëllai i Madh. Mbrëmjen e kaluar në studion e Top Albania Radios, këngëtari ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me rrugëtimin e tij në  shtëpinë më të famshme.

Pas largimit të tij nga shtëpia, Erik Lloshi në studion e Big Brother u shpreh se këtë edicion e fitonte Selin. Ndërkohë Elona e pyeti duke marrë parasysh që tashmë ka parë dhe impaktin që kanë banorët jashtë shtëpisë nëse i qëndron ende të njëjtës zgjedhje dhe këngëtari u shpreh se:

Unë kam thënë për Selin, por fort është futur edhe Mateo. Më ka çuditur impakti i Mateos jashtë, jo se ai ka bërë lojë të dobët brenda. Ai ka bërë lojë shumë të fortë, por ishte një ndër më të panjohurit brenda, por ka fituar zemrat e njerëzve dhe koha ka treguar që një person që njerëzit e duan mund ta fitojë. 

Në nominim për ditën e shtunë, pas zinxhirit të shpëtimit janë Keijsi, Ina, Selin, Miri dhe Lorna. Sipas Erik LLoshit kush është banori më i rrezikuar?

Shpresoj që të dalë Ina, por kam frikë se del Lorna. Me dëshirë do të isha që të dalë Ina sepse nuk e meriton që të rri aty.