Gossip Politikë

Ervin Salianji në ‘Më lër të flas’ flet për situatën e tensionuar në PD dhe nuk i kursen ‘thumbat’ për Ramën!

I ftuar në ‘Më lër të flas’ në një intervistë shumë ‘funny’, Ervin Salianji ka treguar shumëçka në këtë episod.

Fillimisht, Salianji u shpreh se kryeministri imiton Donaldin.

Kryeministri ndjek Donaldin. Po nuk të ndjek dot te të gjitha. Nuk dua të ndihesh mirë në keto kushte.

Teksa, Salianji nuk e kurseu dhe një ‘thumb’ për të.

Rama është gogoli. Ditën që duhet të ishte në parlament për Halloween nuk ishte. Ka larguar 700 mijë shqiptarë, të kishte larguar dhe shpirtrat.

Salianji foli më shumë edhe për situatën në PD.

Të gjithë me thika ndaj njëri-tjetrit. Unë kam pasur qëndrime publike ku kam thënë se ka ardhur koha e një brezi të ri politikanësh. Në Shqipëri kudo ku ka të rinj tejkalon çdo gjë e të kaluares.