Celebrities Gossip Showbiz

Është ndarë nga Justin Bieber?! Reagon modelja e njohur Hailey!

Supermodelja e njohur Hailey Bieber ka reaguar lidhur me lajmet që qarkulluan për ndarjen e saj me Justin Bieber. Përmes një postimi në Instagram ajo mohoi zërat duke thënë se janë të pavërtetë.

Thjesht për informacionin tuaj, historitë dhe artikujt e vazhdueshëm që shoh në TikTok janë 100% të gabuar, të krijuar nga hiçi. E di se mund të jetë argëtuese të ushqehesh me këto histori, por vetëm dijeni se ato janë gjithmonë të rreme. Më vjen keq që ua prisha.

Postimi i saj vjen rreth një javë pasi babai i saj Stephen Baldwin u bë kryefjalë pas një statusi në Instagram që kërkonte lutje për të dhe bashkëshortin e saj Justin Bieber. “Të krishterët, ju lutemi kur mendoni për Justin dhe Hailey, merrni një moment për të bërë një lutje të vogël që ata të kenë mençuri, mbrojtje dhe t’i afrohen Zotit,”-shkroi ai.