Celebrities Gossip Showbiz

Eugenia Suarez konfirmon tradhëtinë me Icardi-n/Wanda ka një mesazh për modelen!

Në Argjentinë, duket të jetë shndërruar në rastin kombëtar “Wanda-gate”. Në çështjen ku janë përfshirë futbollisti Mauro Icardi e bashkëshortja agjente, tashmë, fjalën e ka Eugenia Suarez, e cila konfirmoi tradhëtinë. Në një postim në Instagram, shkruan:

Nuk nisa, inkurajova apo shkaktova këtë situatë. Gjithnjë, kam menduar se ishin të ndarë.

Sipas variantit të modeles argjentinase, e njohur si “China” për shkak të syve me formën e bajames, ajo nuk shkatërroi një familje, por ishte Icardi, i cili e mashtroi.

Për këtë shoqëri duket më i besueshëm varianti se unë jam e keqja e ajo që mashtron, jo viktima. Këtë e bëj për vete dhe gratë e tjera, të cilat gjithnjë janë përdorur e gjykuar. Jam një grua që nuk ka frikë të pohojë të drejtën për të jetuar e lirë nga paragjykimet.

Kam patur të bëj me burra, të cilëve gjithnjë iu kam besuar kur thonin se ishin të ndarë apo se po ndaheshin, pa konflikte. E gjithë kjo situatë më duket si “deja-vu” e më duhet të paguaj me reputacionin tim për çështje personale të çdo gruaje. Dhe për një grua duket më e lehtë të më fajësojë, për të shkarkuar fajet e veta.

Në rrjetet sociale, “molla e sherrit”, futbollisti Mauro Icardi, nuk ndjek më njeri përveç gruas. E meqë ra fjala te kjo e fundit, Wanda ka një mesazh aspak të ëmbël për Suarezin. Në Instastory publikoi disa foto të tre muajve të fundit me Icardi-n dhe shkruan:

Për familjen time kujdesem vetë, ndërsa për ku…at, vetë jeta…