Celebrities Music

“Eurovision 2021” thyen rekord shikueshmërie…

Së fundmi është bërë e ditur se “Eurovision 2021” është shikuar nga 183 milionë njerëz, katër herë më shumë se finalen e mëparshme të “Eurovision 2019”. Shikimi u rrit në 52.8%, 7 herë më shumë se dy vjet më parë. Java e “Eurovision”, e cila përfshin dy gjysmëfinale, u shikua nga 50.6 milion njerëz nga 234 vende në kanalin zyrtar “YouTube”, ose 28% më shumë se në 2019.

Producenti ekzekutiv, Martin Osterdahl tha se:

Ne jemi të entuziazmuar që audienca është kthyer në Eurovision në një numër kaq të madh dhe ne jemi krenar për këtë.

Në Itali, shtetin fitues, rreth 4.3 milion njerëz ndoqën finalen, shifra më e madhe në 10 vitet e fundit. Në Hollandë, vendin pritës shikueshmëria ishte prej 78.5%. Tifozët më të mëdhenj të “Eurovision” ishin islandezët, të cilët përsëri kishin “pjesën” më të madhe me përqindjen më të madhe të shikuesve.

Pas 31 vitesh, Italia fitoi “Eurovision Song Contest 2021”. Triumfin në Festivalin e Sanremos, grupi Maneskin e përsëriti me këngën “Zitti e buoni” në finalen e zhvilluar në Ahoy Arena të Rotterdam-it. Zvicra u përfaqësua nga shqiptari Gjon Muharremaj, i cili i mrekulloi të gjithë me vokalin e tij.

Shqipëria, e përfaqësuar denjësisht nga Anxhela Peristeri me këngën “Karma” u rendit në vendin e 21-të me 57 pikë. Pas përfundimit të natës së dytë gjysmë finale, Anxhela i është përgjigjur pyetjeve në konferencën për shtyp të medieve.